Aktualitet

Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shpallet fajtor, dënohet me 3 vite burg

Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit te shkurtuar do të vuajë 2 vite heqje lirie.

28 Dhjetor 2023, 10:13 Nga A.B
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla shpallet fajtor, dënohet me 3
Lefter Alla

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë dënimin për ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla. Ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla dhe 8 persona të tjerë të u gjetën fajtorë nga Gjykata e Posaçme, për akuzat e shpërdorimit të detyrës, shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikimit.

Alla u dënua me 3 vite burg por për shkak të gjykimit te shkurtuar do të vuajë 2 vite heqje lirie.

Bashkë me Allën është vënë në pranga dhe nënkryetarja Enkelejda Lleshi dhe 11 të tjerë që janë identifikuar si: Rubin Kola, Erion Isaku, Leonard Daci, Arsen Gjoka, Kujtim Zogu, Denis Xholi, Rasim Daci, Dalo Gazidedja Aqif Konesha, Kastriot Ibrahimaj, Ana Nishku.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme në dhënien e një tenderi me vlerë 3 milionë euro për ndërtimin e një Ujësjellësi në qytetin e Bulqizës. Tenderi i bashkisë drejtuar nga Alla, u fitua nga një kompani BOE England e cila mendohet se u favorizua gjatë procedurës. Por punimet, u kryen nga një tjetër kompani, OE 2AF Albania shpk, lidhje shoqërore e kryetarit të Bashkisë. /Dosja.al

lefter alla

Sondazh

Poll