Aktualitet

SPAK kërkon arrestimin e Berishës, avokatët kërkojnë marrjen e provave: Na jepni vendimet e arsyetuara

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

28 Dhjetor 2023, 10:09 Nga A.B
SPAK kërkon arrestimin e Berishës, avokatët kërkojnë
Sali Berisha

TIRANË- Avokatët e Sali Berishës kanë dorëzuar në gjykatë kërkesë për marrje provash. Mbrojtësit kanë kërkuar audion e seancës dhe procesverbalet, për të provuar njëanshmërinë e gjyqtares Irena Gjoka.

Avokatët kërkojnë të gjitha vendimet e arsyetuara, të dhëna nga gjyqtarja Gjoka, por edhe vendimet e dhëna nga gjyqtarët e tjerë që kanë rrëzuar kërkesat e avokatëve për përjashtimin e saj nga çështja Berisha.

Pas dy seancave të shtyra në GKKO, sot pritet të zhvillohet e treta, për caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-kryeministrin Sali Berisha.

Dy seancat e shkuara janë shtyrë për shkak të kërkesës së avokatëve për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, kërkesë kjo e rrëzuar nga Apeli, por edhe pasi kanë kërkuar më shumë kohë për t’i njohur me provat e reja, që e shtynë SPAK të kërkojë një masë më të rëndë sigurie./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll