Sport

Arsenali, gati të “nisë ofensivën” gjatë afatit kalimtar të dimrit

Në prag të përballjes me West Ham (e enjte, ora 21:15), trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta i është rikthyer dëshirës së klubit për t'u forcuar gjatë afatit kalimtar dimëror.

28 Dhjetor 2023, 08:30 Nga DOSJA

Arsenali, gati të “nisë ofensivën” gjatë afatit

ANGLI - Dorë për dore me Liverpoolin në krye të Ligës Premier dhe pasi u kualifikuan në fazën eliminatore të Champions League, ku do të përballen me Porton, Arsenali tashmë po lufton pothuajse në të gjitha frontet. 

Kështu klubi londinez synon të forcohet në afatin kalimtar të dimrit për të marrë këtë status të ri. “Ne kemi synuar disa lojtarë dhe kemi ide të caktuara, por nuk e dimë se çfarë do të ndodhë dhe si do të duket skuadra pas dy javësh”,- shpjegoi fillimisht tekniku spanjol.

 I privuar që nga fillimi i sezonit të rekrutit të tij holandez Jurriën Timber për shkak të një dëmtimi në gjurin e djathtë, Mikel Arteta do të duhet të bëjë gjithashtu pa Takehiro Tomiyasu, Fabio Vieira, Thomas Partey, të dëmtuar dhe Kai Havertz (pezullim) për pritjen e West Ham (të enjten, ora 21:15).

Përballë këtyre mungesave, trajneri i Arsenalit dëshiron të jetë sulmues gjatë këtij afati kalimtar. “Nëse ka diçka që mund të përmirësojmë në ekip, për të forcuar skuadrën aktuale, atëherë ne do të shkojmë në ofensivë ”,- tha ai. Por ai mbetet i kujdesshëm: “Është një treg shumë delikat, i cili evoluon shumë shpejt dhe që është gjithashtu i paparashikueshëm”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2023, 21:14

Pep Guardiola, sërish pa Haaland…

ANGLI - Erling Haaland nuk është rikuperuar ende plotësisht nga dëmtimi i stresit në kockën e këmbës, për k&...