Sport

VIDEO / Chelsea rikthehet tek fitorja, Manchester City merr 3 pikët me përmbysje!

Armando Brojën në minutën e 71-të, me sulmuesin shqiptar që iu afrua golit në 83-të. VAR-i anuloi golin e Jackson (77’), por “Blutë e Londrës” fituan një penallti falë teknologjisë një minuta përpara fundit. Me Madueken që realizoi golin e fitores.

28 Dhjetor 2023, 00:19 Nga DOSJA
VIDEO / Chelsea rikthehet tek fitorja, Manchester City merr 3 pikët me

ANGLI - Chelsea vuajti përballë Crystal Palace, por arriti të merrte tri pikët falë fitores 2-1. Ukrainasi Mudryk  kaloi vendasit në avantazh në minutën e 12-të, por skuadra e Hodgson barazoi në “limitet” e së parë me Olise. 

Mauricio Pochettino aktivizoi Armando Brojën në minutën e 71-të, me sulmuesin shqiptar që iu afrua golit në 83-të. VAR-i anuloi golin e Jackson (77’), por “Blutë e Londrës” fituan një penallti falë teknologjisë një minuta përpara fundit. Me Madueken që realizoi golin e fitores.

Manchester City festoi me përmbysje. Kampionët në fuqi të Anglisë, triumfuan 1-3 në “Goodison Park” përballë Evertonit. Vendasit kaluan në avantazh pas gjysmë ore lojë me Harrison. Por, djemtë e Pep Guardiolës shënuan dy herë brenda 11 minutave në fraksionin e dytë.

Foden (eurogol) dhe Alvarez me penallti përmbysën rezultatin. Suksesi me “tris” u kompletua nga Bernardo Silva në fund, me Cityn që ngjitet në kuotën e 37 pikëve. Liverpooli kryesues, që ka luajtur një ndeshje më shumë, ndodhet 5 pikë larg.

Sfida tjetër, Brentford-Wolves përfundoi me triumfin e thellë 1-4 të “Ujqve”, të cilët siguruan tri pikë të arta në një transfertë të komplikuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 27 Dhjetor 2023, 21:14

Pep Guardiola, sërish pa Haaland…

ANGLI - Erling Haaland nuk është rikuperuar ende plotësisht nga dëmtimi i stresit në kockën e këmbës, për k&...