Sport

Fatih Terim: “Erdogan më telefonoi dhe më uroi për marrëveshjen me Panathinaikos!”

“Kam ardhur me zemër në Panathinaikos... Qëllimi është fitimi i kampionatit”, tha trajneri me përvojë për Sabah.

27 Dhjetor 2023, 17:57 Nga DOSJA
Fatih Terim: “Erdogan më telefonoi dhe më uroi për

GREQI - Në zbulimin për telefonatën e urimit që mori nga Taip Erdogan pas arritjes së marrëveshjes me Panathinaikos, Fatih Terim ka vijuar me deklaratat e tij për gazetën Sabah, menjëherë pas mbërritjes në Athinë .

Trajneri me eksperiencë tha se dëshiron të fitojë kampionatin me ekipin e tij të ri, duke theksuar: “Me sa di unë, Panathinaikos nuk ka fituar kampionat prej vitesh. Kudo që shkoj, shkoj për të fituar dhe nuk hedh vetëm firmat e mia në letër... Gjithçka e bëj me zemër” tha fillimisht trajneri turk dhe vazhdoi: “Ka një rivalitet mes katër skuadrave, por ne duam kampionatin, duam sukses në Evropë, kështu që qëllimet janë të qarta. Ne patëm një takim me presidentin për këtë çështje”.

“Sigurisht që shoh kampionatin grek. Unë njoh Panathinaikos, Olimpiakos dhe AEK. Unë i njoh të gjitha skuadrat, por nuk kam kontroll të plotë, ndaj dua të takoj ekipin sa më shpejt të jetë e mundur, të shoh dobësitë tona dhe të punojmë për to”, shtoi Terim, ndërsa në fund bëri zbulimin: “Unë thjesht mbërrita, mora një telefonatë nga presidenti Erdogan dhe ai më përgëzoi për këtë lëvizje”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll