Bota

Konflikti për një vendparkim degradon në përdorimin e armës, dy të vdekur dhe dy të plagosur në Tetovë

Motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim.

27 Dhjetor 2023, 15:41 Nga r.ll
Konflikti për një vendparkim degradon në përdorimin e
foto nga vendngjarja

TETOVË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në fshatin Çellopek të Tetovës.

Sipas informacioneve të para dy persona kanë mbetur të vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur, të cilët janë transportuar në spital.

Motivi dyshohet të ketë qenë për shkak të një sherri për vendparkim, shkruan Alsat. Mësohet se personat janë të afërm me njëri-tjetrin dhe besohet se edhe më herët kanë pasur mosmarrëveshje.

vrasje ne tetove

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2023, 15:34 I.A

KQZ pezullon dy parti politike në Kosovë

KQZ KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, pa...