Bota

Konkurronte për të përfaqësuar Izraelin në Eurovision 2024, këngëtari vritet nga luftimet në Gaza

Me 83%, Shaoli Greenglick kishte arritur të kalonte në raundin tjetër të talent show-t dhe së shpejti do të dilte sërish në raundin tjetër, duke synuar të përfaqësonte Izraelin në Festivalin e 68-të të Eurovizionit.

27 Dhjetor 2023, 15:57 Nga r.ll
Konkurronte për të përfaqësuar Izraelin në Eurovision
shaoli greenglick

IZRAEL- Ministria e Mbrojtjes në Izrael ka raportuar për vdekjen e tre pjesëtarëve të forcave të saj të armatosura, në betejat që po zhvillohen në Rripin e Gazës. 

Mes tre të vdekurve është kapiteni Shaoli Greenglick, i cili kishte konkurruar rreth një muaj më parë në HaKokhav Haba, talent show përmes të cilit zgjidhet artisti që do të përfaqësojë Izraelin në Eurovision 2024, shkruajnë mediat e huaja.

Këngëtari 25-vjeçar u shfaq në audicion me uniformë ushtarake, duke dashur t'ua kushtonte këngën që interpretoi miqve të tij që po luftojnë kundër terroristëve të Hamasit në Rripin e Gazës, pas sulmit të organizatës në Izrael në tetor, i cili mori jetën e 1400 persona, por që rezultoi edhe me rrëmbimin e qindra qytetarëve të tjerë të pafajshëm.

Me 83%, Shaoli Greenglick kishte arritur të kalonte në raundin tjetër të talent show-t dhe së shpejti do të dilte sërish në raundin tjetër, duke synuar të përfaqësonte Izraelin në Festivalin e 68-të të Eurovizionit.

shaoli greenglick

Sondazh

Poll

Bota 27 Dhjetor 2023, 15:34 I.A

KQZ pezullon dy parti politike në Kosovë

KQZ KOSOVË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës pezulloi Partinë Socialdemokrate (PSD) dhe Lëvizjen për Bashkëveprim, pa...