Sport

Një arbitër me ngjyrë, gjykon pas 15 vitesh një ndeshje në Premier League…

Sam Allison është gjyqtari i dytë me ngjyrë në historinë e Premier League, pasi Uriah Rennie ka arbitruar për herë të fundit një ndeshje të ligës së parë në 2008.

27 Dhjetor 2023, 07:30 Nga DOSJA

Një arbitër me ngjyrë, gjykon pas 15 vitesh një ndeshje

ANGLI - Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë për të kapërcyer murtajën e racizmit, dhe një tjetër demonstrim vjen nga një histori (me një anë pozitive, në fakt) që paraqet një gjyqtar anglez 43-vjeçar.

Sam Allison u bë sot gjyqtari i pare me ngjyrë, që drejton një ndeshje të Premier League pas 15 vitesh. Allison, i cili ka arbitruar vetëm disa ndeshje të kampionatit deri më tani, ishte gjyqtari kryesor në ndeshjen midis Sheffield United dhe Luton Town. 

Ai është vetëm gjyqtari i dytë me ngjyrë në historinë e Premier League, pasi Uriah Rennie, ka arbitruar për herë të fundit një ndeshje të ligës së parë në 2008.

Allison u promovua në Championship në fillim të këtij sezoni dhe ishte zyrtari i katërt në ndeshjen e Brighton kundër Chelsea në tetor 2022. Sot, në një farë mënyre, historia u shkruajt…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll