Bota

Shifër rekord/ Shitet për 20 mijë euro kartivizita e Vladimir Putin e viteteve 1990

Në kartëvizitë, e cila e cilëson Putinin si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare të presidentit të Këshillit të Deputetëve Popullorë të qytetit të Leningradit, ishin shkruar disa numra telefoni në dorën e presidentit rus.

26 Dhjetor 2023, 22:54 Nga A.TH
Shifër rekord/ Shitet për 20 mijë euro kartivizita e Vladimir
Vladimir Putin

RUSI- Një kartvizitë e Vladimir Putin në fillim të karrierës së tij, kur ai punoi në Këshillin e Deputetëve të Popullit të Leningradit në vitet 1990 u shti me një shifër rekord në një andand. Objekti u shit të dielën në një ankand elektronik për 2 milionë rubla, pak më pak se 20 mijë euro, sipas të dhënave të publikuara në faqen e ankandit, të cituar nga Ria Novosti.

Në kartëvizitë, e cila e cilëson Putinin si këshilltar për marrëdhëniet ndërkombëtare të presidentit të Këshillit të Deputetëve Popullorë të qytetit të Leningradit, ishin shkruar disa numra telefoni në dorën e presidentit rus, siç specifikohet në prezantimin e shortit. Faqja e ankandit nuk dha informacion mbi blerësin që fitoi artikullin. Kjo nuk është hera e parë që kartat e biznesit të Putinit dalin në shitje.

Në vitin 2019, një kartëvizitë nga koha e tij si kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Zyrës së Presidentit, një pozicion që ai e mbajti nga viti 1991 deri në vitin 1996 doli në shitje për 2 milionë rubla. Në një rast të mëparshëm, 950,000 rubla u ofruan për një kartëvizitë 100% origjinale të Putinit nga koha kur ai punonte në këshillin e qytetit të Leningradit.

vladimir putin

Sondazh

Poll