Bota

"Ngrihu dhe shkëlqe, mos fli gjatë gjenocidit"/ Manifestues pro palestinezë protestojnë para shtëpisë së Lloyd Austin dhe Jake Sullivan

Gjatë një postimi në X, grupi aktivist i Forumit Popullor ironizoi Austin dhe e konsideroi Sullivan një tjetër kriminel lufte.

26 Dhjetor 2023, 20:45 Nga A.TH
"Ngrihu dhe shkëlqe, mos fli gjatë gjenocidit"/ Manifestues
Protesta

SHBA- Dy zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane që lidhen me sigurinë dhe mbrojtjen në vend, mjaft aktivë në konfliktin në Lindjen e Mesme u vunë në qendër të një proteste pro palestineze. Protestuesit u mblodhën pranë shtëpive të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin, dhe Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, ditën e sotme.

Mediat e huaja raportojnë se pranë shtëpisë së Austin, ata mbanin parrulla që bënin thirrje për një armëpushim në Gaza. Protestuesit brohorisnin: "Austin, Austin, ngrihu dhe shkëlqe, mos fli gjatë gjenocidit".

Një turmë protestuesish më vonë vepruan me një taktikë të ngjashme jashtë shtëpisë së Sullivan. Gjatë një postimi në X, grupi aktivist i Forumit Popullor ironizoi Austin dhe e konsideroi Sullivan një tjetër kriminel lufte.

“U zgjua… Lloyd Austin ndërsa ai përpiqej të vazhdonte me Krishtlindjet e tij ndërsa armatoste dhe mbështeste gjenocidin sionist kundër popullit palestinez. Tani, ne do të ndërpresim një kriminel tjetër lufte: Jake Sullivan. Populli i thotë JO si zakonisht Krishtlindjeve!”

lloyd austin jake sullivan lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll