Bota

Izraeli nuk do t’u japë më viza të menjëhershme punonjësve të OKB-së

Cohen tha se sjellja e OKB-së që nga sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor isht një turp për organizatën dhe komunitetin ndërkombëtar dhe se Izraeli do të ndalojë së punuari me ata që bashkëpunojnë me propagandën e organizatës terroriste.

26 Dhjetor 2023, 20:57 Nga A.TH
Izraeli nuk do t’u japë më viza të menjëhershme
OKB

IZRAEL- Izraeli përshkallëzoi sot qëndrimin e tij me Organizatën e Komeve të Bashkuara. Ministria e Jashtme, bëri të ditur se Izraeli nuk do t'u japë më viza automatike punonjësve të Kombeve të Bashkuara, duke akuzuar organizatën botërore si partnere dhe bashkëfajtorë të Hamasit.

Një zëdhënës i qeverisë izraelite, Eylon Levy, tha se izraeliti do të shqyrtojë kërkesat për viza nga punonjësit e OKB-së rast pas rasti. Ai akuzoi OKB-në për mbulim të Hamasit, duke thënë se nuk e ka dënuar grupin për “gjoja” operacionet jashtë e spitaleve dhe vjedhjen e ndihmave të destinuara për civilët në Gaza. Masa vjen pasi ministri i jashtëm i Izraelit, Eli Cohen, tha të hënën se kishte udhëzuar ministrinë e tij që të mos rinovonte vizën e një anëtari të stafit të OKB-së në Izrael.

Në një postim në mediat sociale, Cohen tha se sjellja e OKB-së që nga sulmet terroriste të Hamasit më 7 tetor kishte qenë një turp për organizatën dhe komunitetin ndërkombëtar dhe se Izraeli do të ndalojë së punuari me ata që bashkëpunojnë me propagandën e organizatës terroriste të Hamasit.

eylon levy okb

Sondazh

Poll