Bota

OKB emëron zëvendëskryeministren e Holandës si koordinatore speciale e ndihmës humanitare për Gazën

Emërimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 2720 të premten e kaluar mbi krizën e vazhdueshme në Gaza, me 13 vota pro dhe SHBA dhe Rusia abstenuan pas disa ditësh bisedimesh maratonë.

26 Dhjetor 2023, 22:10 Nga r.ll
OKB emëron zëvendëskryeministren e Holandës si koordinatore
sigrid kaag

SHBA- Zëvendëskryeministrja e Holandës Sigrid Kaag do të japë dorëheqjen nga posti i saj për t'u bërë koordinatorja e re speciale humanitare e Kombeve të Bashkuara për Gazën. Lajmin e dha ajo vetë përmes një postimi në "X". Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres njoftoi më herët ditën e sotme emërimin e Kaag si koordinatore e lartë humanitare dhe për rindërtim për Gazën.

Emërimi vjen pasi Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 2720 të premten e kaluar mbi krizën e vazhdueshme në Gaza, me 13 vota pro dhe SHBA dhe Rusia abstenuan pas disa ditësh bisedimesh maratonë. Rezoluta ndër të tjera bën thirrje për shpërndarje të menjëhershme, të sigurt dhe të papenguar të ndihmës humanitare në shkallë direkte për palestinezët në të gjithë Rripin e Gazës, shkruan CNN.

Rezoluta krijoi gjithashtu rolin e ri të Kaag, duke bërë thirrje për emërimin e një koordinatori të lartë humanitar dhe rindërtim, përgjegjës për "lehtësimin, koordinimin, monitorimin dhe verifikimin" e ndihmës humanitare në Gaza. Gjithashtu bën thirrje për krijimin e një mekanizmi të OKB-së për të përshpejtuar lëvizjen e ndihmave, e cila deri më tani nuk ka qenë e mjaftueshme për popullsinë e enklavës prej mbi dy milionë. 

Kaag do të jetë përgjegjës për krijimin e këtij mekanizmi me mbështetjen e Zyrës së OKB-së për Shërbimet e Projektit (UNOPS), sipas deklaratës së OKB-së. Ajodo të fillojë detyrën e saj më 8 janar 2024.

Kaag ka mbajtur role të shumta qeveritare dhe ndërkombëtare të nivelit të lartë. Ajo shërbeu si zëvendëskryeministre e Holandës, si Ministre e Punëve të Jashtme dhe ishte gjithashtu ministrja e parë femër e Financave në qeverinë holandeze mes roleve të tjera, thuhet në deklaratën e OKB-së.

sigrid kaag okb lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll