Bota

Rebelët Houthi kërcënojnë sërish: Do nisim sulm me raketa në një anije tregtare

Deklaratat erdhën pasi një anije që lundronte në brigjet perëndimore të Jemenit raportoi dy shpërthime.

26 Dhjetor 2023, 19:44 Nga r.ll
Rebelët Houthi kërcënojnë sërish: Do nisim sulm me
foto ilustruese

JEMEN- Rebelët Houthi të Jemenit kanë pretenduar se kanë nisur një sulm me raketa në një anije tregtare në Detin e Kuq pasi ajo refuzoi tre thirrje paralajmëruese.

Zëdhënësi ushtarak Yahya Sarea tha se grupi kreu gjithashtu sulme me dronë kundër qytetit port të Eilat, në jug të Izraelit. Deklaratat erdhën pasi një anije që lundronte në brigjet perëndimore të Jemenit raportoi dy shpërthime, shkruan Sky News.

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO) thanë se shpërthimet ndodhën rreth pesë milje nga anija dhe 50 milje nga porti i Hodeidah.

rebelet houthi

Sondazh

Poll