Bota

Astra Zeneca blen për 1.2 miliardë dollarë firmën kineze të terapisë së kancerit

Kompania jo vetëm që po përpiqet të shfrytëzojë një bazë klientësh në rritje në Kinë, por po arrin gjithnjë e më shumë marrëveshje me firmat lokale që mund të zgjerojnë ofertat e saj të barnave në tregje të tjera.

26 Dhjetor 2023, 19:21 Nga A.TH
Astra Zeneca blen për 1.2 miliardë dollarë firmën kineze
foto ilustruese

BRITANI- Kompania farmaceutike AstraZeneca nënshkroi sot një marrëveshje për të blerë një kompani kineze të terapisë së kancerit për 1.2 miliardë dollarë. Firma farmaceutike anglo-suedeze njoftoi se do të blejë Gracell Biotechnologies, e cila është e fokusuar në një lloj terapie të kancerit të njohur si CAR-T që modifikon qelizat e pacientit për të luftuar sëmundjen.

Marrëveshja shënon një investim të mëtejshëm në kërkimin dhe trajtimin e kancerit, i cili përbën rreth një të tretën e biznesit të AstraZeneca, si dhe synimin e vazhdueshëm të saj për t'u zgjeruar në Kinë. AstraZeneca, e cila është një nga kompanitë më të mëdha të listuara në bursë në Londër, realizoi 13% të të ardhurave të saj, rreth 6 miliardë dollarë nga 44 miliardë dollarë në vend vitin e kaluar, duke e bërë atë tregun e dytë më fitimprurës pas SHBA-së, ku të ardhurat arritën në 18 miliardë dollarë.

Kompania jo vetëm që po përpiqet të shfrytëzojë një bazë klientësh në rritje në Kinë, por po arrin gjithnjë e më shumë marrëveshje me firmat lokale që mund të zgjerojnë ofertat e saj të barnave në tregje të tjera.

Blerja e Gracell nga ana e saj është aksioni i dytë i AstraZeneca me një firmë kineze në dy muaj, pasi ajo arriti një marrëveshje për të zhvilluar një pilulë për humbje peshe me firmën kineze bioteknike Eçogene në muajin nëntor. AstraZeneca u bë një emër i njohur gjatë pandemisë, pasi zhvilloi një vaksinë Covid në bashkëpunim me universitetin e Oksfordit. Ajo ra dakord për blerjen e saj të parë të një kompanie vaksinash në fillim të këtij muaji, duke blerë Icosavax me bazë në Seattle për 1.1 miliardë dollarë.

astra zeneca

Sondazh

Poll