Politike

Masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, SPAK kërkon izolim total për Berishën: Të komunikojë vetëm me familjarët

Ndërkohë që gjithashtu kërkojnë që t'i ndalojnë komunikimin me mediat si dhe me persona të tjerë.

26 Dhjetor 2023, 16:45 Nga I.A
Masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, SPAK kërkon
Sali Berisha

TIRANË- Kërkesa e Prokurorisë së Posaçme për GJKKO-në ndaj kryedemokratit Sali Berisha është zbardhur. Mësohet se SPAK i ka kërkuar GJKKO-së, që Berisha të qëndrojë në masën e sigurisë arrest shtëpie. Ndërkohë që gjithashtu kërkojnë që t'i ndalojnë komunikimin me mediat si dhe me persona të tjerë. Sipas kërkesës së SPAK, Berisha duhet që të komunikojë vetëm me familjarët që ndodhen në shtëpi me atë. 

“…me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, në adresën e vetëdeklaruar në akte nga personi nën hetim Sali Berisha, duke e urdhëruar atë të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën Rruga “Mustafa Matohiti”, Ndërtesa 36, Hyrja 1, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë, duke u siguruar ruajtja e tij me punonjës policie të shtetit, si dhe ndalimin e komunikimit me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Masa e sigurisë ‘arrest në shtëpi’, SPAK kërkon
Dokumenti

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”. Të mërkurën, në orën 11:00, do të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për “arrest shtëpie” për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

sali berisha

Sondazh

Poll