Politike

"Ndryshim mase me mbikëqyrje policore për Berishën"/ Avokati: Është kërkesë e paligjshme

Gjokutaj u shpreh se kanë kërkuar që gjyqtarja të japë dorëheqjen për shkak të një anshmërie.

26 Dhjetor 2023, 12:19 Nga h.k
"Ndryshim mase me mbikëqyrje policore për Berishën"/
Genc Gjokutaj

TIRANË- Pas shtyrjes së seancës për vendimin ndaj Kreut të Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë për mediat avokati i tij Genc Gjokutaj. Gjokutaj u shpreh se kanë kërkuar që gjyqtarja të japë dorëheqjen për shkak të një anshmërie.

Nga ana tjetër avokati bëri me dije se ndryshimi i masës është kërkuar me mbikëqyrje policore, kërkesë e cila sipas tij është e paligjshme. 

Gjokutaj: Seanca kishte të bënte me zëvendësimin e masës, i kërkuam gjyqtares që të japë dorëheqjen për shkak të një anshmërie. Zoti Berisha ka qenë kryetari i KLD ku gjyqtarja e çështjes ishte shkarkuar. Vijoji seanca, deri në momentin kur shteruan, bëmë një set pyetjesh. Gjykata vendosi shtyrjen për nesër në orën 1. Ajo që unë dua të denoncoj, ndryshimi i masës është kërkuar me mbikëqyrje policore, e pambështetur në ligj, çka tregon qëllimin e SPAK jo për të bërë një proces të ligjshëm, pro për tu hakmarrë, Është e paparashikueshme në ligj kërkesa që kanë bërë për SPAK. Kur kemi munguar ndonjëherë në seancë ne. Nëse keni ndjekur seancën e kuvendit kemi drejtuar disa pyetje ku prokurori i SPAK tha që unë nuk jap përgjigje por kjo është pjesë e debatit. U dhanë disa përgjigje por nuk kishin lidhje me pyetjet tona. Ligji nuk parashikon mbikëqyrje policore.

sali berisha genc gjokutaj

Sondazh

Poll