Politike

Masa e arrestit, SPAK kërkon polic tek dera e shtëpisë për Berishën

SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

26 Dhjetor 2023, 12:02 Nga A.B
Masa e arrestit, SPAK kërkon polic tek dera e shtëpisë për
Sali BerishA

TIRANË- SPAK ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit për Sali Berishën. 

Pas miratimit të autorizimit nga Kuvendi për heqjen e lirisë së Sali Berishës, SPAK iu drejtua Gjykatës më datë 22 dhjetor duke i kërkuar ashpërsimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin, i cili po hetohet nën dyshimet për korrupsion në privatizimin e ish-klubit sportiv “Partizani”.

Të mërkurën, në orën 11:00, do të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për “arrest shtëpie” për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

sali berisha

Sondazh

Poll