Politike

Çështja e privatizimit të kompleksit Partizani, shtyhet seanca në GJKKO për Sali Berishën

Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

26 Dhjetor 2023, 11:33 Nga A.B
Çështja e privatizimit të kompleksit Partizani, shtyhet seanca
Sali Berisha

TIRANË- Është ndërprerë seanca për gjyqin ndaj Sali Berishës ku SPAK ka kërkuar shtrëngimin e masës nga ‘detyrim paraqitje’ në ‘arrest shtëpie’.

Seanca është shtyrë për nesër. Avokatët e Sali Berishës kanë kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka. Po ashtu avokatët kanë kërkuar më tepër prova për kërkesën e SPAK.

AvokatëtKërkojmë kohë për tu njohur me provat që shoqërojnë kërkesën e ndryshimt të masës. Pasi bëhet fjalë për procedura e materiale shtesë pas vendimit të kuvendit, me të cilat avokatëve u janë vënë në dispozicion sot.

Të mërkurën, në orën 11:00, do të mbahet seanca në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha për miratimin e kërkesës së Prokurorisë për “arrest shtëpie” për dosjen hetimore të privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

sali berisha

Sondazh

Poll