Sport

Antonela Rocuzzo vjedh vëmendjen e të gjithëve në dasmën e motrës së saj Carla... pa Leo Messin

Gruaja e Leo Messit kishte veshur një fustan mbresëlënës për të shkuar në dasmën e motrës së saj Carla

26 Dhjetor 2023, 13:00 Nga DOSJA

Antonela Rocuzzo vjedh vëmendjen e të gjithëve në

ARGJENTINE - Antonela Roccuzzo ishte ylli i madh i natës pas motrës së saj Carla Roccuzzo. Në një natë plot yje në qytetin e bukur të Rosarios (Santa Fe), familja Roccuzzo festoi dasmën e Carla-s, e cila la gjurmë në zemrat e të gjithë të pranishmëve.  Antonela vendosi të vishte një fustan me një dizajn ekskluziv dhe të përshtatur nga Joti Harriague, me një jakë V me prerje beli në ngjyrë jeshile Benetton. 

Dizajni nënvizoi në mënyrë delikate feminilitetin e bashkëshortes së yllit argjentinas.  Fustani mahnitës është një pjesë ekskluzive dhe e bërë me porosi.

Edhe pse informacioni për ngjarjen ishte hermetik, operacioni i madh i sigurisë i ngritur në një kishë në qytetin Rosario, tërhoqi vëmendjen e fqinjëve, të cilët filluan të mblidheshin rreth gardheve. Shumë shpejt ata e kuptuan se kush mund të ishte në dasmë dhe shpresa për të parë Lionel Messin filloi të rritet.

Messi mori pjesë në dasëm, por jo në ceremoni

Mungesa e kampionit argjentinas në ceremoni ishte për një çështje “sigurie”, pas vlerësimit të demonstratës popullore që ishte aty. Një fqinj komentoi në rrjetet sociale se si e morën vesh për dasmën e kunatës së Messit: “Filluam të ecnim dhe kaluam pranë një prej kishave më të bukura këtu në Rosario, në ndryshim nga të gjitha ditët e tjera aty vendi ishte i rrethuar dhe kishte shumë njerëz të veshur mirë, kështu menduam "casiorio".

Përmes rrjeteve sociale u bënë të njohura momentet e dasmës, si anëtarët e grupit cumbia Los Totora me Messin. Muzikantët dhanë një shfaqje në dasmë dhe u fotografuan pranë yllit nga Rosario i cili kishte një pamje elegante sportive: ai kishte veshur një këmishë dhe atlete të bardha, kravatë dhe pantallona blu.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll