Sport

Skandal në Kupën e Afrikës, trajneri i Senegalit nuk është paguar që prej shtatorit!

Cisse qëndron në pankinën e “Luanëve të Terangës” prej marsit të vitit 2015. Kontrata i përfundon në verën e ardhshme.

26 Dhjetor 2023, 12:11 Nga DOSJA
Skandal në Kupën e Afrikës, trajneri i Senegalit nuk

SENEGAL - Probleme te Senegali pak javë përpara nisjes së Kupës së Kombeve të Afrikës. Kampionët në fuqi janë ndër favoritët për fitimin e kompeticionit që do të zhvillohet në Bregun e Fildishtë (13 janar-11 shkurt, 2024). Trajneri Aliou Cisse dhe stafi i tij, nuk janë paguar prej muajit qershor! Tekniku ka zgjedhur të mos ankohet për të mos dëmtuar atmosferën në ekipin kombëtar.

Por, lajmi i mungesës së pagave ka dalë dhe drejtuesit e Federatës Senegaleze të Futbollit duhet ta zgjidhin sa më shpejt këtë problem. Cisse qëndron në pankinën e “Luanëve të Terangës” prej marsit të vitit 2015. Kontrata i përfundon në verën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll