Bota

Forcat ruse avancojnë në Ukrainën Lindore, marrin komunitetin Marinka afër Donetskut

Marrja e këtij komuniteti, që ndodhet pesë kilometra në jugperëndim të Donetskut, është fitorja më e rëndësishme për forcat ruse në frontin lindor që nga rënia e Bakhmutit majin e kaluar.

25 Dhjetor 2023, 19:38 Nga A.TH
Forcat ruse avancojnë në Ukrainën Lindore, marrin komunitetin
fshati Marinka

RUSI- Ministri i Mbrojtjes ruse Sergei Shoigu njoftoi se ushtria mori nën kontroll fshatin Marinka, afër Donetsk në Ukrainën lindore Marrja e këtij komuniteti, që ndodhet pesë kilometra në jugperëndim të Donetskut, është fitorja më e rëndësishme për forcat ruse në frontin lindor që nga rënia e Bakhmutit majin e kaluar.

“Komuniteti Marinka u çlirua plotësisht sot,” tha Shoigu në një bisedë televizive me presidentin rus Vladimir Putin. Marinka ishte kthyer në një kështjellë nga ushtria ukrainase që nga viti 2014, kur shpërthyen përleshjet me separatistët pro-rusë të Donjeckut që pushtuan qytetin me të njëjtin emër. Tani, shumica e rrëfimeve të dëshmitarëve okularë nga zona flasin për një qytet fantazmë.

Shoigu tha se çlirimi i komunitetit, i cili para luftës numëronte 10,000 banorë, kufizon aftësitë mbrojtëse të forcave të armatosura të Ukrainës dhe i jep mundësi shtesë ushtrisë ruse për të vazhduar aksionin në këtë drejtim. Putin e mirëpriti lajmin, duke komentuar se ai largon forcat ukrainase nga Donetsk dhe ushtria ruse do të ketë mundësinë të zgjerojë zonën e saj të operacioneve, raportojnë mediat e huaja.

Forcat ruse janë përpjekur prej muajsh të rrethojnë dhe marrin një tjetër bastion ukrainas, qytetin Avdiivka. Separatistët e pushtuan atë për një kohë të shkurtër në vitin 2014, por më pas ushtria ukrainase ndërtoi fortifikime rreth qytetit, i cili konsiderohet si një "portë" për në Donetsk. Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë ukrainase raportoi herët sot se forcat ukrainase "azhdojnë të zmbrapsin armikun në zonat e Marinka dhe Novomikhailivka. Aktualisht nuk ka asnjë reagim nga Kievi për njoftimet e Shoigut.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll