Bota

"Do të djeg me acid"/ Policia italiane vë në pranga të riun, përndiqte prej kohësh ish të dashurën

Dhuna e burrit nisi pas përfundimit të lidhjes: vajza e frikësuar iu drejtua policisë për të denoncuar ish-partnerin.

25 Dhjetor 2023, 16:36 Nga h.k
"Do të djeg me acid"/ Policia italiane vë në pranga
Karabineret italiane

ITALI-Një 35-vjeçar nga Breno ka rënë në pranga,në Valle Camonica, në zonën e Breshias. 35-vjeçari akuzohet se ka përndjekur ish-partneren e tij 33-vjeçare dhe e ka kërcënuar se do e djegi me acid.

Dhuna e burrit nisi pas përfundimit të lidhjes: vajza e frikësuar iu drejtua policisë për të denoncuar ish-partnerin.

Pas hetimeve, policia ka arrestuar 35-vjeçarin i cili do të duhet të paraqitet para gjykatësit hetues për seancën e vlerësimit.

 

policia italiane

Sondazh

Poll