Bota

Tragjike në Kosovë/ Pronari i një fabrike dhe bashkëshortja e tij gjenden të pajetë në bjeshkë (EMRAT)

Nikçi tha se njësite policore po kryejnë hetime rreth shkakut të vdekjes së tyre, ndonëse dyshohet se shkak për vdekjen e tyre është rryma elektrike. 

25 Dhjetor 2023, 14:50 Nga r.ll
Tragjike në Kosovë/ Pronari i një fabrike dhe bashkëshortja
mic tofaj

KOSOVË- Pronari i fabrikës së ujit “Juniku” në këtë qytet, Mic Tofaj dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Maloku-Tofaj kanë humbur jetën tragjikisht në bjeshkët e kësaj komune.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha për mediat në Kosovë, se trupat e pajetë u gjetën në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Ai tha se një prokuror i krimeve të rënda është duke shkuar në vendin e ngjarjes.

“Janë dy trupa të pajetë që janë gjetur në një shtëpi banimi në bjeshkët e Junikut. Prokurori i krimeve të rënda është duke shkuar në vend të ngjarjes”, tha ai.

Nikçi tha se njësite policore po kryejnë hetime rreth shkakut të vdekjes së tyre, ndonëse dyshohet se shkak për vdekjen e tyre është rryma elektrike. 

kosove mic tofaj

Sondazh

Poll