Bota

BBC: Gjendet lideri i opozitës ruse Alexei Navalny

Ekipi i tij nuk kishte pasur asnjë kontakt me të që nga 6 dhjetori, pasi ai u zhvendos nga një burg i mëparshëm. Navalny, i konsideruar si një nga kundërshtarët kryesorë të Vladimir Putinit, është i burgosur që nga viti 2021.

25 Dhjetor 2023, 15:33 Nga h.k
BBC: Gjendet lideri i opozitës ruse Alexei Navalny
Alexei Navalny

RUSI-Sipas zëdhënëses së tij, kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny është gjallë dhe po mbahet në Siberi.

"Ne gjetëm Alexei Navalny," tha Kira Yarmysh më 25 dhjetor, duke shtuar se ai ishte në Rusinë veriore.

Ekipi i tij nuk kishte pasur asnjë kontakt me të që nga 6 dhjetori, pasi ai u zhvendos nga një burg i mëparshëm. Navalny, i konsideruar si një nga kundërshtarët kryesorë të Vladimir Putinit, është i burgosur që nga viti 2021.

"Avokati i tij e pa atë sot. Alexei është mirë," shkroi zonja Yarmysh në aplikacionin e mesazheve Telegram.

Ajo tha se ai ishte transferuar në koloninë penale IK-3 në Kharp në distriktin autonom Yamalo-Nenets, në Rusinë veriore. Ai ishte mbajtur më parë në Melekhovo, 235 km (145 milje) në lindje të Moskës.

Ndihmësi i Navalny, Ivan Zhadov tha se kolonia ishte një nga "kolonitë më të largëta" në Rusi, me kushte "të vështira".

Ai shtoi se lëvizja e Navalny demonstroi sesi "sistemi merret me të burgosurit politikë, duke u përpjekur t'i izolojë dhe shtypë ata", raporton BBC.

Ekipi i tij ishte bërë gjithnjë e më i shqetësuar pasi ai nuk u paraqit në disa seanca gjyqësore. Navalny e ngriti emrin e tij si një aktivist kundër korrupsionit, duke mbledhur miliona shikime për hetimet e tij video.

Ai dukej se ishte i vetmi lider i opozitës ruse i aftë të mobilizonte njerëz në një numër të madh anembanë Rusisë për të marrë pjesë në protestat antiqeveritare. Por në vitin 2020, ai u helmua në Siberi nga ajo që laboratorët perëndimor më vonë konfirmuan se ishte një agjent nervor.

Ai u trajtua jashtë vendit. Pas kthimit në Rusi në vitin 2021, ai u arrestua menjëherë.

alexei navalny

Sondazh

Poll