Aktualitet

Për herë të katërt, shpërthim me lëndë plasëse në banesën e Altin Lamçes, autori dhe arsyeja mbeten enigmë

Ngjarja e sotme ka ndodhur rreth një orë më parë, ndërsa sipas informacioneve nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

24 Dhjetor 2023, 21:54 Nga r.ll
Për herë të katërt, shpërthim me lëndë
foto nga vendngjarja

LUSHNJE- Një shpërthim me lëndë plasëse është raportuar në një banesë të pabanuar në Lushnje. Ngjarja e sotme ka ndodhur rreth një orë më parë në lagjen "18 tetori", ku si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Mësohet se është hera e katërt që i vihet tritol banesës ku banonte Altin Lamçe, ndërkohë autori dhe arsyeja nuk janë zbuluar në asnjë nga rastet. Personat që jetonin aty ishin larguar nga banesa, e cila është në pronësi të Arben Turkut që pas herës së dytë që i vendosën tritol.

Më e fundit u konstatua mbrëmjen e 26 korrikut, ndërsa rasti i parë ka ndodhur në tetor të vitit të 2022 dhe rasti i dytë më 31 dhjetor të vitit 2022. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Lushnjë /Informacion paraprak

Rreth orës 22:00, në lagjen "18 Tetori", Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T.,(e cila është e pabanuar), është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Po kqyren kamerat e po vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

altin lamce

Sondazh

Poll