Aktualitet

Besimtarët e krishterë festojnë në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, festime edhe në rrethe

Në Tiranë mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha nisi në orën orën 23:00, vijoi deri në mesnatë u ndoq dhe nga besimtarë të shumtë.

25 Dhjetor 2023, 08:09 Nga A.B
Besimtarët e krishterë festojnë në Katedralen e Shën
Kisha

TIRANË- Në të gjithë botën besimtarët e krishterë kremtojnë festën e krishtlindjeve, një nga ditët më të shenja në kalendarin e besimit të krishterë.

Në Tiranë mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Mesha nisi në orën orën 23:00, vijoi deri në mesnatë u ndoq dhe nga besimtarë të shumtë.

Në Shkodër, mesha e shenjte u mbaj nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra. Po ashtu mësohet se në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës, ndërsa u zhvillua edhe në qytetet e tjera.

Për këtë festë të veçantë në kalendar, në Tiranë u organizua një koncert në sheshin ‘Skënderbej’. Ndërkohë sot me rëndësi është dreka e Krishtlindjeve, ku nuk mungojnë dhuratat, ushqimet e shumëllojshme./Dosja.al

krishtlindje

Sondazh

Poll