Aktualitet

Konflikti nisi pas një xhirimi gomash para pallatit, 33-vjeçari qëlloi me tre plumba, zbardhet DINAMIKA e ngjarjes në Kamëz

Sipas dëshmisë së Ilir Halili, Astrit Halili, autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici.

24 Dhjetor 2023, 17:04 Nga r.ll
Konflikti nisi pas një xhirimi gomash para pallatit, 33-vjeçari
foto ilustruese

KAMËZ- Pak më herët të shtëna me armë zjarri u raportuan në Kamëz, ku 33-vjeçari Jetmir Koleci ka qëlluar me armë zjarri drejt Ilir dhe Astrit Halilit. 

Mësohet se e gjitha ka nisur si pasojë e një sherri për motive të dobëta mes tyre. Jetmir Koleci po kalonte në një rrugë ku po ndërtohet një pallat nga Ilir Halili dhe Astrit Halili. Këta të fundit kanë tentuar ta ndalojnë pasi sipas tyre ka ecur me shpejtësi dhe ka xhiruar gomat.

Kur kanë shkuar pranë banesës së 33-vjeçarit, ky i fundit ka qëlluar me 3 plumba pistoletë dyshohet në ajër për t'i trembur.  Nga ana tjetër sipas dëshmisë së Ilir Halili, Astrit Halili, autori ka qëlluar në drejtim të tyre dhe kanë bërë denoncim në polici.

Koleci është larguar më pas nga vendngjarja. Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa policia ka sekuestruar automjetin tip “Golf”, i autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij.

jetmir koleci astrit halilaj ilir halilaj

Sondazh

Poll