Aktualitet

Rrëmbeu 27-vjeçaren dhe tentoi ta përdhunonte, Gjykata e Fierit lë në burg 38-vjeçarin

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë.

24 Dhjetor 2023, 15:34 Nga r.ll
Rrëmbeu 27-vjeçaren dhe tentoi ta përdhunonte, Gjykata e Fierit
foto ilustruese

FIER- Viraldo Dervishi, i cili u arrestua pasi tentoi të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare pasi e ka çuar në banesën e tij, pa dëshirën e saj, do të mbetet në arrest me burg.

Gjykata e Fierit ka vendosur të lërë 38-vjeçarin në burg nën akuzën se ka kryer veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”.

Sipas policisë, Dervishi kishte ushtruar dhunë edhe ndaj nënës së tij, e cila ka ndërhyrë për të larguar vajzën nga banesa. Ngjarja raportohet se ka ndodhur dy ditë më parë.

gjykata e fierit viraldo dervishi

Sondazh

Poll