Aktualitet

Dy të dënuar përjetë, “ushtarët” e Laert Haxhiut kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë

Orges Bilbili e Anterio Kaloshi u fajësuan si anëtarë të një grupi kriminal të krijuar dhe drejtuar nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.

24 Dhjetor 2023, 13:58 Nga A.B

Dy të dënuar përjetë, “ushtarët” e Laert

TIRANË- Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi, të dënuar përjetë nga Gjykata e Posaçme, si autorë të “masakrës së Lushnjës”, ku u vranë dy vetë e plagosën dy të tjerë, kërkojnë pafajësi në Gjykatën e Lartë. Në këtë gjykatë Bilbili e Kaloshi kërkojnë shfuqizim të vendimit të Gjykatës së Posaçme dhe Apelit që i mbyllën përjetë në qeli.

Gjykata ka regjistruar rekursin e tyre në 18 dhjetor, ndërsa ende nuk është caktuar një datë për seancën e parë.

Orges Bilbili e Anterio Kaloshi u fajësuan si anëtarë të një grupi kriminal të krijuar dhe drejtuar nga Laert Haxhiu, i arrestuar në Greqi në maj të këtij viti.

orges bilbili

Sondazh

Poll