Sport

Transferim spektakolar për mbrojtësin Leonardo Bonuccin, në moshën 36-vjeçare! Largohet nga Berlini pas 4 muajsh…

Leonardo Bonucci (36) është në prag të largimit nga Union Berlin, vetëm katër muaj pas nënshkrimit me skuadrën gjermane.

24 Dhjetor 2023, 15:00 Nga DOSJA

Transferim spektakolar për mbrojtësin Leonardo Bonuccin, në

GJERMANI - Mbrojtësi italian nënshkroi për Unionin më 1 shtator, pas ndarjes me Juventusin dhe u prit me një entuziazëm të madh në Berlin. Megjithatë, Bonucci që luajti pak për skuadrën e Bundesligës, e cila përfaqësonte Gjermaninë në Champions League, mendohet që në janar do të largohet nga klubi.

Botimi gjerman “Kicker”, raporton se Bonucci nuk është përshtatur në Gjermani dhe i mungon shumë familja e tij. Përveç këtij aspekti, italiani nuk është i kënaqur me minutat e marra në Union Berlin dhe në janar ka shumë mundësi që të ndryshojë skuadrën.

Burimi i cituar shkruan se Bonucci kërkohet nga AS Roma, në kontekstin në të cilin Jose Mourinho kërkon përforcime në mbrojtje për dritaren e merkatos së janarit.

Nëse kalimi te Roma kalon, Bonucci do të shtojë në CV-në e tij një tjetër klub të madh italian, pasi ka luajtur më parë për Interin, Milanin dhe Juventusin.

Union Berlin po kalon një sezon shumë të dobët, me vetëm 13 pikë të grumbulluara në 15 fazat e para. Formacioni në të cilin është regjistruar Bonucci zë vendin e 15-të, i fundit që ka siguruar shpëtimin.

Union Berlin u eliminua nga Champions League, pasi mori vetëm dy pikë nga një grup që përfshinte gjithashtu Real Madrid, Napoli dhe Braga.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll