Sport

VIDEO/ Mourinho e humbi durimin! Konfliktohet me Kvaratskhelia në buzë të fushës

Jose Mourinho (60 vjeç), trajneri i AS Romës, e përjetoi me intensitet të plotë sfidën me Napolin, duke llogaritur për javën e 17-të të Serisë A.

24 Dhjetor 2023, 14:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Mourinho e humbi durimin! Konfliktohet me Kvaratskhelia në buzë

ITALI - Pjesa e parë e ndeshjes Roma-Napoli, e cila u mbyll në barazim 0-0, ishte mjaft e tensionuar, me gjyqtarin Andrea Colombo që tregoi jo më pak se gjashtë kartonë të verdhë: katër për mikpritësit dhe dy për mysafirët, nga një edhe për trajnerin Jose Mourinho dhe Walter Mazzarri.

Një nga momentet e tensionuara u konsumua në minutën e 38-të. Mesfushori i Romës, Bryan Cristante, goditi Khvicha Kvaratskhelia dhe pa kartonin e verdhë. Vendimi nuk i ka pëlqyer Jose Mourinhos, i cili protestoi ashpër në buzë të zonës dhe gjithashtu pa një karton të verdhë.

Momenti ndodhi pikërisht përballë stolit të Romës dhe Jose Mourinho sulmoi Khvicha Kvaratskhelia, me shumë gjasa duke e akuzuar atë për ekzagjerim të goditjes së dhënë nga Cristante. Edhe gjeorgjiani u duk i nervozuar, kur pa sesi iu afrua “Special One”, por “dyluftuesit” u qetësuan shpejt, me të dy të përqafuar në fund.

"Mjaft, mjaft! Mos simuloni. Tregoni respekt!",- dyshohet se Mourinho i ka bërtitur Kvaratskhelia, sipas mediave italiane.

Pak sekonda më vonë, Mourinho dialogoi, por shumë më i qetë, me Victor Osimhen, yllin tjetër në sulmin e Napolit.

VIDEO/ Mourinho e humbi durimin! Konfliktohet me Kvaratskhelia në buzë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll