Aktualitet

Të dyshuar për korrupsion, arrestohet përgjegjësi i doganës së Kakavijës dhe doganieri, 1 në kërkim

Është arrestuar përgjegjësi i doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa i shpallur në kërkim është një tjetër punonjës i doganës.

24 Dhjetor 2023, 09:48 Nga Dosja.al
Të dyshuar për korrupsion, arrestohet përgjegjësi i
Dogane

TIRANË- Një operacion i nisur prej mëngjesit të së shtunës e deri në orët e para të së dielës është zhvilluar nga krimi ekonomik me urdhër të Prokurorisë.

Pas hetimeve, është arrestuar përgjegjësi i doganës, doganieri i kontrollit fizik, ndërsa i shpallur në kërkim është një tjetër punonjës i doganës. Kishte dyshime se doganierë dhe efektivë policie ishin të përfshirë në skema korruptive në lidhje me procedurat e parregullta të zhdoganimit duke përfituar shuma parash.

Gjatë orëve të operacionit janë konstatuar 1 trajler, 4 kamiona të tonazhit të rëndë si dhe mjete të tjera të mbushura me mallra që kaluan pikën kufitare pa kryer kontrolle si dhe duke i shmangur pagesave të zhdoganimit.

Vijojnë hetimet për të zbardhur edhe nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë skemë korrupsioni.

arrestim dogana

Sondazh

Poll