Aktualitet

Festat e fundvitit/ Fluks në Portin e Durrësit, zbarkojnë 3 tragete nga Italia me 3027 udhëtarë

Mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit kanë mbërritur 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete.

24 Dhjetor 2023, 09:46 Nga A.B
Festat e fundvitit/ Fluks në Portin e Durrësit, zbarkojnë 3
Traget

DURRËS- Fluksi i numrit të emigrantëve që mbërrijnë në vendin tonë, është në rritje çdo ditë. Mëngjesin e sotëm, në Portin e Durrësit kanë mbërritur 3 tragete me 3027 udhëtarë dhe 975 automjete.

Dy prej trageteve “Venturis Ferries” kanë mbërritur nga Bari dhe “Adria Ferries” nga Ankona. Gjatë ditës pritet të vijnë edhe 3 tragete të tjerë po nga Bari.

Besimtarët e Krishterë festojnë mbrëmjen e sotme ‘natën e Krishtlindjeve’. Besimtarët mblidhen në tryezën festive duke u përgatitur për meshën e mesnatës duke paralajmëruar Krishtlindjen e nesërme, festën e lindjes së Jezu Krishtit./Dosja.al

porti i durresit

Sondazh

Poll