Aktualitet

Aksidenti me 7 të plagosur, policia: Ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia.  

23 Dhjetor 2023, 21:10 Nga I.A
Aksidenti me 7 të plagosur, policia: Ndodhen në spital, jashtë
Aksidenti

FIER- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i mbrëmjes e sotme në aksin Tepelenë-Levan. Mësohet se të gjithë të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën. Shkaku i aksidentit ende nuk dihet, ndërkohë që në vendngjarje ka shkuar policia.  

Njoftiimi i Policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 19:50, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", automjeti tip "Nisan" me drejtues shtetasin R. Sh., është përplasur me automjetin tip "Honday" me drejtues shtetasin S. C. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve, 3 pasagjerët në mjetin "Nisan" (18 vjeç, 12 vjeç dhe 10 vjeç) si edhe 2 pasagjerë në automjetin tip "Honday" (9 vjeç dhe 2 vjeç), të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

aksident ne aksin tepelene-levan

Sondazh

Poll