Bota

SHBA/ Biden fal mijëra njerëz të dënuar për përdorim dhe posedim marijuane

Urdhri i Biden vlen vetëm për marijuanën, e cila është dekriminalizuar ose legalizuar në shumë shtete për disa ose të gjitha përdorimet, por mbetet një substancë e kontrolluar, sipas ligjit federal.

22 Dhjetor 2023, 20:00 Nga A.TH
SHBA/ Biden fal mijëra njerëz të dënuar për
Joe Biden

SHBA- Shtëpia e Bardhë njoftoi sot se presidenti Joe Biden po fal mijëra njerëz që u dënuan për përdorim dhe posedim të thjeshtë të marihuanës në tokat federale dhe në Distriktin e Kolumbisë. Presidenti i SHBA mendon të falë 11 persona që vuajnë dënime të gjata për veprat jo të dhunshme të drogës. Biden tha se këto vendime do të ndihmonin që premtimi për drejtësi të barabartë të bëhet realitet.

“Të dhënat penale për përdorimin dhe posedimin e marihuanës kanë vendosur pengesa të panevojshme për punësimin, strehimin dhe mundësitë për arsimim. Shumë jetë janë shkatërruar për shkak të qasjes sonë të dështuar ndaj marihuanës. Është koha që t'i korrigjojmë këto gabime,” deklaroi Biden.

Biden përsëriti thirrjen e tij ndaj guvernatorëve të shtetit dhe liderëve lokalë që të ndërmarrin hapa të ngjashëm për të fshirë dënimet për marihuanë. Urdhri i Biden vlen vetëm për marijuanën, e cila është dekriminalizuar ose legalizuar në shumë shtete për disa ose të gjitha përdorimet, por mbetet një substancë e kontrolluar, sipas ligjit federal. Ata që kualifikohen mund të paraqesin aplikime në zyrën e avokatit të faljes së departamentit të drejtësisë, e cila lëshon certifikatat e faljes.

joe biden

Sondazh

Poll