Aktualitet

Shtohen sëmundjet seksuale të transmetueshme në Shqipëri, mjeku: Shkak pandemia

SST nëse diagnostikohen herët mjekohen, por në rastet e vajzave shtatzënë ndikojnë në keqfomime të fetusit apo abort. E ndërsa SST raportohet se po rriten në të gjithë Europën, Instituti i shëndetit Publik në Shqipëri nuk ka publikuar asnjë raport përveç alarmit që japin mjekët infeksionistë.

22 Dhjetor 2023, 20:30 Nga h.k
Shtohen sëmundjet seksuale të transmetueshme në Shqipëri,
Foto ilustruese

TIRANË-Mjeku infeksionist Arjan Harxhi bën thirrje për vëmendje, pasi SST janë sëmundje me pasoja të rënda shëndetësore për individin, por edhe për shoqërinë.

Raportet e rastësishme seksuale, jeta e shthurur e të rinjve nëpër pube apo lokale nën efektin e drogës apo alkoolit si dhe njohja e partnerëve nëpër aplikacione ka rritur përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, raporton Top Channel. 

Ka një shtim sidomos këtë vit, sifiliz me 30 raste të reja dhe kjo jo vetëm te grupet e riskut që kanë marrëdhënie homoseksuale por edhe tek marrëdhëniet heterogjene. Kemi kapur edhe clamidia, gonorea, mykoplasma”, shpjegon Harxhi.

Shtimi i sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është konstatuar menjëherë pas pandemisë Covid.

Rritja vjen edhe për shkak të mungesës së shërbimeve, mjekimit gjatë pandemisë, por lidhet kryesisht me sjelljet e rrezikshme. Marrëdhëniet afatshkurtra, njohjen nëpër aplikacione, pra shtim i sjelljeve të rrezikshme seksuale”.

SST nëse diagnostikohen herët mjekohen, por në rastet e vajzave shtatzënë ndikojnë në keqfomime të fetusit apo abort. E ndërsa SST raportohet se po rriten në të gjithë Europën, Instituti i shëndetit Publik në Shqipëri nuk ka publikuar asnjë raport përveç alarmit që japin mjekët infeksionistë.

semundjet seksuale ne shqiperi

Sondazh

Poll