Aktualitet

Sherr me thika në Shkodër, dy persona përfundojnë në spital të plagosur

Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit "Loro Boriçi".

22 Dhjetor 2023, 18:35 Nga h.k
Sherr me thika në Shkodër, dy persona përfundojnë në
Foto ilustruese

SHKODËR- Një sherr mes disa personave ka ndodhur në Shkodër pasditen e sotme. Sipas njoftimeve paraprake bëhet e ditur se dy persona kanë përfunduar në spital si pasojë e plagosjes me thikë. Ngjarja ka ndodhur pranë stadiumit "Loro Boriçi".

Rrethanat e konfliktit janë ende të paqarta dhe policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të hetuar për veprime të metejshme. Identiteti i personave ende nuk është bërë i ditur. 

 

sherr me thika ne shkoder

Sondazh

Poll