Aktualitet

Plan për vrasjen e ‘Akilit’, GJKKO konfirmon masat për 4 të akuzuarit mes tyre dhe Dedan Gjoni

Këta persona akuzohen se kanë krijuar kushtet për vrasjen e mbetur në tentativë të Xhevdet Plakut, që është kreu i një bande droge.

22 Dhjetor 2023, 16:02 Nga I.A
Plan për vrasjen e ‘Akilit’, GJKKO konfirmon masat për 4
GJKKO

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masat e sigurisë arrest me burg për 4 të arrestuarit, ish-shefi i komisariatit Dedan Gjoni, Rexhep Rapi që njihet ndryshe si ‘i forti’ i Durrësit, Algert Rapi dhe Devi Gjermëni. Këta persona akuzohen se kanë krijuar kushtet për vrasjen e mbetur në tentativë të Xhevdet Plakut, që është kreu i një bande droge.

Dedan Gjoni, i arrestuar më herët i akuzuar për sigurim të kushteve për të kryer vrasje dyshohet të jetë i përfshirë në një tjetër ngjarje kriminale. Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër vrasje e mbetur në tentativë. Gjatë kohës që Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me një grup kriminal për të vrarë Xhevdet Plakun. Nga provat e mbledhura deri tani, urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Nga hetimet ka rezultuar se ish-efektivi ka thirrur në Komisariat objektivin, u ka thënë autorëve që çfarë ore do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Autorët më pas janë tërhequr dhe krimi nuk ndodhi./Dosja.al

xhevdet plaku algert rapi devi gjermëni rexhep rapi dedan gjoni

Sondazh

Poll