Aktualitet

Sherri me thika në Shkodër, Policia: Autori 14-vjeçar u arrestua, ndodhet në praninë e psikologut

Shkak për këtë vepër është bërë bullizmi i vazhdueshëm që dy adoleshentët kryenin ndaj 14-vjeçarit. 

22 Dhjetor 2023, 19:15 Nga I.A
Sherri me thika në Shkodër, Policia: Autori 14-vjeçar u
Policia

SHKODËR- 14-vjeçari që qëlloi 2 adoleshentët me thikë në Shkodër ditën e sotme është arrestuar nga policia. I mituri ka qëlluar me thikë një 13 dhe një 15-vjeçar. Shkak për këtë vepër është bërë bullizmi i vazhdueshëm që dy adoleshentët kryenin ndaj 14-vjeçarit. 

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak. Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur “Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë) dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç. Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit.

sherr me thika ne shkoder

Sondazh

Poll