Aktualitet

E pazakontë në Vlorë, qytetarja e dehur hyn me makinë në aktivitetin me fëmijë, replikon me policinë (VIDEO)

Teksa, kanë mbërritur efektivët e policisë, zonja nuk ka pranuar të zbresë. Po ashtu, siç bën me dije Balkanweb,  ajo nuk ka  pranuar as të largohet me automjet. Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i afrohet.

22 Dhjetor 2023, 14:30 Nga a.l
E pazakontë në Vlorë, qytetarja e dehur hyn me makinë
Shoferja

VLORË- Në Vlorë në sheshin përpara Bashkisë Vlorë sot është zhvilluar një aktivitet nga fëmijët për festat e fundvitit. Në trotuar ka hipur një shtetase shqiptare me automjet të llojit “Ford Kuga” me targa italiane e dehur në timon dhe me birrë në automjet.

Teksa, kanë mbërritur efektivët e policisë, zonja nuk ka pranuar të zbresë. Po ashtu, siç bën me dije Balkanweb,  ajo nuk ka  pranuar as të largohet me automjet. Ajo ka shpërthyer në sharje ndaj çdo personi që i afrohet.

vlore

Sondazh

Poll