Politike

Ministri italian Tajani sot në Shqipëri, takohet me Ramën, në fokus marrëveshja për emigrantët

Në fokus të vizitës është çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët. Ministri i Jashtëm Italian pritet të vizitojë dhe Shëngjinin.

22 Dhjetor 2023, 08:30 Nga A.B
Ministri italian Tajani sot në Shqipëri, takohet me Ramën,
Antonio Tajani

TIRANË- Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, do të vijë sot në një vizitë në Shqipëri ku do të ketë një takim edhe me kryeministrin Edi Rama. Në fokus të vizitës është çështja e marrëveshjes mes dy vendeve për emigrantët. Ministri i Jashtëm Italian pritet të vizitojë dhe Shëngjinin.

Gjykata Kushtetuese në 13 dhjetor mori në shqyrtim kërkesën e bërë nga 30 deputetë të grupit Bardhi-Berisha kundër marrëveshjes me Italinë për emigrantët duke sjellë automatikisht pezullimin e saj deri në një vendim përfundimtar të dhënë nga gjykata.

Seanca e parë, pritet të mbahet në 18 janar, 2024 ku palët do të paraqesin pretendimet e tyre dhe më pas brenda 3 muajve, Gjykata Kushtetuese duhet të marrë një vendim mbi marrëveshjen. 

Drafti për marrëveshjen për emigrantët, u miratua në Qeverinë italiane pak javë më parë dhe u dërgua në parlament për miratim. Më 6 nëntor 2023 kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni nënshkruan në Romë marrëveshjen për ndërtimin në Shqipëri të dy qendrave për strehimin e emigrantëve./Dosja.al

antonio tajani

Sondazh

Poll