Bota

Sveçla: Dje pati një sulm në veri, iu rrezikua jeta një polici

Sipas ministrit së fundmi situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm në veriun e vendit.

21 Dhjetor 2023, 11:56 Nga r.ll
Sveçla: Dje pati një sulm në veri, iu rrezikua jeta një
Xhelal Sveçla

KOSOVË- Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur se sfida më e madhe për këtë vit ka qenë ruajtja e rendit dhe sigurisë publike dhe ruajtja e integritetit territorial në gjithë vendin. Gjithashtu ai tha se sfiduese ka qenë shtrirja e sovranitetit në veriun e vendit pas sulmit të grupeve paramilitare atje dhe kulmi i këtyre sulmeve ka qenë ai i 24 shtatorit.

Në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, Sveçla tregoi se edhe ditën e djeshme nga një sulm është rrezikuar jeta e një polici. Sipas tij, së fundi situata e sigurisë është përmirësuar ndjeshëm në veriun e vendit.

“Atje institucionet e sigurisë janë ballafaquar me sulme ekstremiste, sulmi i 24 shtatorit u menaxhua mjaft mirë edhe pse humbëm heroin Afrim Bunjakun. Gjatë këtyre viteve Policia e Kosovë është sulmuar rreth 100 herë nga këto grupe ekstremiste dhe lajmi i fundit është se një sulm kemi pasur edhe dje ku është rrezikuar jeta e një polici. Megjithatë, situata e sigurisë atje është përmirësuar ndjeshëm”, tha ai.

xhelal sveçla tensionet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll