Bota

Sherr mes shqiptarëve dhe një grupi romësh në Athinë, plagoset polici grek

Ngjarja ka ndodhur midis rrugëve “Pretenteri” dhe “Nikolaidou” në Patisia të Athinës, shkruajnë mediat greke.

21 Dhjetor 2023, 11:52 Nga a.l
Sherr mes shqiptarëve dhe një grupi romësh në Athinë,
Policia greke

GREQI- Një sherr ka ndodhur mes disa shqiptarëve dhe një grup romësh në Greqi, ku i plagosur ka mbetur një polic grek. Sipas mediave greke,  një polic grek ka mbetur i plagosur, me këmbë të thyer, pasi është goditur nga një shtetas shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur midis rrugëve “Pretenteri” dhe “Nikolaidou” në Patisia të Athinës, shkruajnë mediat greke. Policia greke ka tentuar të shuajë një sherr të dhunshëm mes 20 personash, ku ishin përfshirë një grup shqiptarësh dhe një grup personash nga komuniteti rom. Por në sherr e sipër, një nga shqiptarët ka sulmuar dhunshëm një prej policëve.

arrestohet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll