Aktualitet

Makthi përpara vrasjes, historia e shkurtër e dashurisë së Vanessës dhe kërcënimet nga shqiptari që çuan në fundin e saj tragjik

Hetuesit, pasi Nicola Scapinello ngriti alarmin me ndihmën e një fqinji, morën 28-vjeçarin nga kazerma Riese Pio X. Ai ishte në shok. Dhe lajmi se ai po jepte dëshminë tek hetuesit fillimisht çoi në spekulime se ai mund të ketë pasur ndonjë rol në krim.

20 Dhjetor 2023, 20:13 Nga a.l
Makthi përpara vrasjes, historia e shkurtër e dashurisë së
Nicola dhe Vannesa

ITALI- Lajmi për vrasjen e Vanessa Ballan u përhap menjëherë në Itali dhe jo vetëm, një ngjarje që la një gjurmë të thellë trishtimi në mbarë opinionin publik. Vrasja e nënës së një fëmije 4 vjeç, e cila ishte gjithashtu tre muajshe shtatzënë, nxiti dëshirën për të marrë drejtësinë në duart e tyre. Familjarët e Nicola Scapinello-s bashkëshortit të saj dhe babait të dy fëmijëve, të tronditur nga ajo që ndodhi, e dinin se viktima kishte denoncuar 41-vjeçarin Bujar Fandaj, baba i një djali 15-vjeçar.

Çfarë i tha Nicola policisë?

Hetuesit, pasi Nicola Scapinello ngriti alarmin me ndihmën e një fqinji, morën 28-vjeçarin nga kazerma Riese Pio X. Ai ishte në shok. Dhe lajmi se ai po jepte dëshminë tek hetuesit fillimisht çoi në spekulime se ai mund të ketë pasur ndonjë rol në krim.

Një i afërm e ka rrëfyer këtë me mosbesim.  Nicola u mbajt larg gjithë kësaj për të gjithë pasditen. Ai qëndroi në shtëpinë e prindërve të Riese Pio, duke qenë se e tija ishte sekuestruar nga hetuesit. Do t'i ofrohet mbështetje psikologjike, gjithashtu për t'i shpjeguar djalit të tij 4-vjeçar se nëna e tij nuk jeton më, shkruajnë mediat italiane. 

Bujari e kërcënoi Vanessën me fotot intime 

Bujar Fandaj e kërcënoi me vdekje dhe video intime të cilat pretendonte se i ruante në telefon. 

"Nëse nuk kthehesh me mua do të të vras. Nëse nuk kthehesh do t'i tregoj burrit tënd videot që kemi bërë bashkë". 

Sipas ligjit ato quhen përndjekje dhe ndërsa për Vanessën ishin një makth. Sepse Nicola nuk dinte asgjë për atë histori dhe ajo ishte e tmerruar se ajo marrëdhënie kalimtare mund të prishte përgjithmonë historinë e gjatë të dashurisë me djalin që takoi kur ishte adoleshente. 

Por, pas shumë kërcënimeve, ajo vendosi që ta kallëzojë të dashurin e saj në polici. Emri i Bujar Fandajt u regjistrua në kartelat e karabinierëve më 26 tetor. Të nesërmen iu ushtrua kontroll në banesë dhe iu konfiskua celulari dhe kompjuteri.

Ndërkohë që Vanessa kishte paraqitur letrat për të marrë lejen e lindjes, pasi puna e saj konsiderohej e rrezikshme dhe në kontakt të ngushtë me shumë njerez.

vanessa ballan

Sondazh

Poll