Aktualitet

Lirohet nga detyra prefekti i qarkut Fier, emërohet Rajmonda Balilaj

Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

20 Dhjetor 2023, 19:48 Nga I.A
Lirohet nga detyra prefekti i qarkut Fier, emërohet Rajmonda Balilaj
Lefter Shehaj

FIER- Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj është liruar ditën e sotme nga puna. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Mësohet se në vend të tij është emëruar Rajmonda Balilaj.

Njoftimi i Plotë:

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Lefter Shehaj, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.
Znj. Rajmonda Balilaj emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

rajmonda balilaj lefter shehaj

Sondazh

Poll