20 Dhjetor 2023, 12:53
Nga r.ll
pete ricketts, jeanne shaheen
SHBA- Senatorët amerikanë, Jeanne Shaheen dhe Pete Ricketts, u kanë bërë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse në Serbi që urgjentisht të shqyrtojnë nëse zgjedhjet duhet të përsëriten në rajone të caktuara, në mënyrë që të sigurojnë që rezultatet të pasqyrojnë vullnetin e qytetarëve.
Shaheen dhe Ricketts, anëtarë të Komitetit të Politikës së Jashtme të Senatit, kanë thënë në një deklaratë se zgjedhjet në Serbi ishin një shans për vendin që të tregojë angazhim të mëtejshëm ndaj demokracisë dhe zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Senatorët shprehen se kishte parregullsi të shumta që tregojnë se ato zgjedhjenuk ishin as të lira dhe as të drejta.
“Ne jemi veçanërisht të shqetësuar për shkak të raportimeve se votuesit janë dërguar me autobusë në Serbi për të mbështetur partinë në pushtet, së bashku me raportimet për blerje votash dhe futje të paautorizuar të fletëve të votimit në kutitë e votimit. Populli i Serbisë meriton një demokraci të vërtetë dhe një proces zgjedhor që pasqyron plotësisht vullnetin e popullit”, kanë thënë Shaheen, senatore demokrate nga Nju Hempshir, njëkohësisht kryetare e nënkomitetit të Senatit për Evropën dhe Ricketts, senator republikan nga Nebraska.
Ata gjithashtu theksuan se Serbia është në një udhëkryq dhe duhet të respektojë të gjitha standardet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, në mënyrë që të përparojë në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Si Departamenti i Shtetit ashtu edhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje më parë Serbisë që të hetojë pretendimet për parregullsi zgjedhore nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
Ekipi ndërkombëtar i vëzhgimit i përbërë nga anëtarë të Misionit të OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Parlamentit Evropian, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe Asamblesë Parlamentare të OSBE-së ka konstatuar në një raport paraprak se procesi zgjedhor ishte i minuar me presion ndaj votuesve, blerje të votave, abuzim të burimeve publike në fushatë, pjesëmarrje të presidentit dhe raportim i njëanshëm i mediave në favor të partisë në pushtet.
zgjedhjet ne serbi jeanne shaheen pete ricketts
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:36
r.ll
foto e zyrtareve serb ne kompleks
KOSOVË- Kompleksi turistik “Rajska Banja” që dje u mor nën kontrollin e Agjencisë Kosovar...
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:17
r.ll
pamje e kompleksit
KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sekompleksi "Rajska Banja" në Banjs...
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:11
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Një eksperiment i komunikimit me lazer në bordin e misionit Psyche të NASA-s ka transmetuar një video n...
Bota
20 Dhjetor 2023, 12:06
A.B
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri Albin Kurti përgjatë fjalimit të tij në panairin e rinisë është fishkëll...
Bota
20 Dhjetor 2023, 11:28
r.ll
donald trump
SHBA- Pas vendimit historik nga Gjykata e Kolorados për heqjen e Donald Trump nga fleta e votimit për shkak të trazirave të...
Bota
20 Dhjetor 2023, 10:55
h.k
Foto e policisë ekuadoriane
EKUADOR-Biznesmen britanik Colin Armstrong, i cili u rrëmbye nga shtëpia e tij në Ekuador është ...
Bota
20 Dhjetor 2023, 10:54
r.ll
foto ilustruese
MALAJZI- Malajzia ka njoftuar një ndalim të menjëhershëm për kompaninë izraelite të anijeve ZIM për...
Bota
20 Dhjetor 2023, 10:50
r.ll
ismail haniyeh
EGJIPT- Hamasi ka konfirmuar se lideri politik i grupit, Ismail Haniyeh ka mbërritur në Egjipt, ndërsa bisedi...
Bota
20 Dhjetor 2023, 10:42
r.ll
michel hofman
BELGJIKË- Ndonëse është një skenar i frikshëm për tu menduar, një luftë në shkallë t&e...
Bota
20 Dhjetor 2023, 10:39
h.k
Foto ilustruese
KOREA E JUGUT-Një grup studentësh të Koresë së Jugut po padit shtetin sepse provimet&nbs...