Bota

"Kompleksi në Banjskë, pronë e AKP-së", Sveçla: Në hotel u investua në mënyrë të jashtëligjshme

Hapjen e kompleksit në Banjskë e kishte bërë Marko Gjuriç, që aktualisht është ambasador i Serbisë në SHBA.

20 Dhjetor 2023, 12:17 Nga r.ll
"Kompleksi në Banjskë, pronë e AKP-së",
pamje e kompleksit

KOSOVË- Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sekompleksi "Rajska Banja" në Banjskë është në pronësi të Agjencisë Kosovare të  Privatizimit. Sveçla në një deklaratë për mediat ka thënë se në kët kompleks është investuar në mënyrë të jashtëligjshme.

Ministri u shpreh se nuk ka dyshime për pronësinë e këtij kompleksi dhe se destinacioni final i tij do të përcaktohet pas pak kohësh.

“Pse dikush ka investuar jashtëligjshëm, mendoj qe është mësim për të gjithë ata, të cilët dëshirojnë të investojnë jashtëligjshëm, se nuk mund ta bëjnë. Sa i përket menaxhimit të atij kompleksi, Ministria e Punëve të Brendshme është rezultat i bashkimit të dy ministrive, të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Administratës Publike, e ish-Ministria e Administratës Publike e ka departamentin e menaxhimit të objekteve të këtilla, në pronësi të shtetit. Kjo është arsyeja pse e kemi marrë në menaxhim dhe destinacionin final të këtij objekti do t’ia paracaktojmë ndërkohë", tha Sveçla.

Agjencia Kosovare e Privatizimit e ka marrë ditën e djeshme nën kontroll këtë kompleks. AKP-në e ka ndihmuar edhe Policia e Kosovës. Hapjen e kompleksit në Banjskë e kishte bërë Marko Gjuriç, që aktualisht është ambasador i Serbisë në SHBA.

xhelal svecla kompleksi rajska banja kosove

Sondazh

Poll