Bota

Mes tensioneve në Detin e Kuq, Malajzia ndalon kompaninë izraelite të transportit të hyjnë në portet e saj

Kjo shton presionin e mëtejshëm mbi sektorin e transportit izraelit, i cili tashmë po përballet me sulme të herëpashershme nga grupi rebel Houthi në Detin e Kuq.

20 Dhjetor 2023, 10:54 Nga r.ll
Mes tensioneve në Detin e Kuq, Malajzia ndalon kompaninë izraelite
foto ilustruese

MALAJZI- Malajzia ka njoftuar një ndalim të menjëhershëm për kompaninë izraelite të anijeve ZIM për të hyrë në portet e saj.

“Ky kufizim është një përgjigje ndaj veprimeve të Izraelit që shkelin parimet themelore humanitare dhe ligjet ndërkombëtare”, deklaroi herët në mëngjes kryeministri Anwar Ibrahim.

Kjo shton presionin e mëtejshëm mbi sektorin e transportit izraelit, i cili tashmë po përballet me sulme të herëpashershme nga grupi rebel Houthi në Detin e Kuq, shkruajnë mediat e huaja.

Houthi-t thonë se ata kanë në shënjestër të gjitha anijet që ata besojnë se janë të lidhura, të operuara, në pronësi, me flamur dhe që udhëtojnë drejt ose nga Izraeli.  Ndërkohë SHBA-ja dhe Britania po punojnë për ngritjen e një koalcioni që do ndihmojë për të luftuar sulmet Houthi në zonën e Detit të Kuq.

malajzi lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll