Bota

BE arrin marrëveshje për emigrantët dhe azilin/ Von der Leyen: Një pengesë për trafikantët! Metsola: Një ditë historike

20 Dhjetor 2023, 10:28 Nga A.B
BE arrin marrëveshje për emigrantët dhe azilin/ Von der Leyen:
Anije emigrantesh

Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së kanë arritur një marrëveshje për Paktin për Migracionin dhe Azilin .

Këtë e bëri të ditur nënkryetari i Komisionit, Margaritis Schinas, duke shpjeguar se "Ne kemi bërë një hap përpara në pesë shtyllat kryesore të Paktit. Rruga për të arritur në këtë pikë ka qenë e gjatë. Por ne ia dolëm, e bëmë.

“Europianët do të vendosin se kush do të vijë dhe kush do të qëndrojë në BE, jo trafikantët”, nënvizoi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Për presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, është “një ditë që do të hyjë në histori”.

Von der Leyen: Zgjidhjet evropiane për një sfidë evropiane

"Migrimi është një sfidë evropiane që kërkon zgjidhje evropiane" sqaroi von der Leyen në një deklaratë.

Von der Leyen, e cila disa muaj më parë i kishte garantuar Italisë mbështetjen e saj për çështjen e emigrantëve në një udhëtim në Lampedusa, shtoi: "Çdo vit, qindra mijëra emigrantë të parregullt ndërmarrin udhëtime të rrezikshme për të arritur në kufijtë tanë. Ata shpesh janë viktima të kriminelët, kontrabandistët dhe trafikantët që i joshin me premtime të rreme për kalim të sigurt dhe u zhvatin para”. 

Lufta kundër trafikantëve

"Ne po ndërtojmë partneritete me vendet e origjinës dhe tranzitit, për të luftuar trafikantët dhe për të garantuar riatdhesim efektiv në vendin e origjinës pa të drejtën e qëndrimit në BE"- shpjegoi von der Leyen.

be emigrante

Sondazh

Poll