Aktualitet

Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë, 9 të arrestuar në Spanjë, mes tyre dhe shqiptarë

Nga operacioni janë arrestuar disa persona pjesëtarë të Kartelit Ballkanik të kryesuar nga shqiptarët, karteli Piturros, Ndragheta dhe karteli Kolumbian.

20 Dhjetor 2023, 09:29 Nga r.ll
Goditet grupi kriminal që trafikonte drogë, 9 të arrestuar
droga e sekuestruar

SPANJË- Një grup kriminal përgjegjës për ngarkesa të mëdha droge është goditur pas një operacioni nga DEA Amerikane, Interpoli, Guardia Civil spanjolle dhe Policia portugeze.

Hetimet nisën që në fillim të vitit 2022, kur u sekuestruan 3 ton kokainë në bordin e një anije jashtë ishujave Kanarie, të destinuara për Galicinë dhe Portugalinë. Më pas 1.6 ton kokainë u kapën në prill 2023 në një skaf në Peniche, Portugali ku u gjet dhe trupi i një peshkatari portugez i vrarë nga helikat, shkruajnë mediat spanjolle. 

Nga operacioni janë arrestuar disa persona pjesëtarë të Kartelit Ballkanik të kryesuar nga shqiptarët, karteli Piturros, Ndragheta dhe karteli Kolumbian. Detaje priten në orët në vijim. Deri tani mësohet se janë 9 persona janë vënë në pranga.

spanje

Sondazh

Poll